“Nga Bukureshti në Prespë”, libri që sjell Maqedoninë nga viti 2008 deri në 2018

“Nga Bukureshti në Prespë”, libri që sjell Maqedoninë nga viti 2008 deri në 2018

“Nga Bukureshti në Prespë” është libri i promovuar sot dhe i cili sjell ngjarjet që kanë shoqëruar Maqedoninë gjatë këtij harku kohorë.

Ashtu siç shkruajnë në epilogun e këtij libri redaktorët e tij, Bukureshti dhe politikat e tij shënuan fillimin përfundimtarë të sundimit jodemokratik në Maqedoni, popullzimit dhe denigrimit të vazhdueshëm të tjetrit, të konceptuarit. Tekstet në botim janë dëshmi dhe shkrimtarët janë dëshmitarë të asaj kohe. Arrestime, protesta, ndërrim qeverish, marrëveshje të nënshkruara në për përmirësim të raporteve nder fqinjësore, 27 prilli i përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ndryshim emri, pritje datash dhe shumë detaje të tjera të pasqyruara në këtë libër I cili është publikuar në tre gjithë, Angleze, Shqipe dhe Maqedonase. Vasko Magleshov, Nazim Rashidi, Sefer Tahiri, Meri Jordanovska, Milka Smilevska, Iskra Novakovska janë disa nga emrat që kanë dhënë përjetimet e tyre dhe transmetimin e ngjarjeve të këtyre viteve, të rëndësishme për vendin tonë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Shkurt, 2020 19:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.