Nga data 3 deri 8 Nëntor në Gostivar do të mbahet edicioni i tretë i  Festivalit të Teatrove “Othello”

Nga data 3 deri 8 Nëntor në Gostivar do të mbahet edicioni i tretë i  Festivalit të Teatrove “Othello”

Në Qendrën për Kulturë në Gostivar, nga data 3 dhe deri 8 nëntor do të mbahet edicioni i tretë i  Festivalit të Teatrove “Othello” në organizim të Shoqatave për Kulturë “Othello” dhe “Fishta” nga Gostivari, njofton Flaka 

Drejtori i Festivalit, aktori gostivaras Argjend Hasani, bën me dije që në edicionin e tretë do të marrin pjesë teatro nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Turqia dhe Shqipëria.

“Programi i festivalit të tretë ndërkombëtar të Teatrove  zgjat 6 netë. Në natën e parë, me 3 nëntor me fillim prej ora 19:00, do të paraqitet Teatri i Tetovës jashtë konkurence me shfaqen “Jashtë bie borë”, me autor Vicenzo Salemme dhe regji të Qëndrim Rijanit. Në natën e dytë (4 nëntor) me fillim në ora 19:00 do të prezantohet teatri i luftës Sartr nga Sarajeva e Bosnje Hercegovinës me shfaqen “Ay, Carmela” me aturo Jose Sanchis Sinisterra dhe regji të Rober Raponjës. Në natën e tretë (5 Nëntor), në ora 19:00 do të prezantohet Teatri Kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot”, me shfaqen “Krimet e shekullit XXI”, me autor Edvard Bond dhe regji  të Vladimir Milchin. Nata e katërt (6 nëntor), i rezervohet Qendrës Multimedia nga Prishtina e Kosovës me shfaqen “Pesë stinët e armikut të Popullit”, me autor Jeton Neziraj dhe regjisor Blerta Neziraj. Në natën e pestë do të prezantoehet Teatri Shtetëror Turk nga Bursa e Turqisë me shfaqen “Iindja e barbarës”, me autor Duygo Ergun dhe regji të Ece Okay. Në natën e fundit (8 nëntor), do të shfaqet teatri Aleksandër Moisiu nga Durrësi i Shqipërisë me shfaqen “Shirli i Valentinave” me autor Willy Russell dhe regji të Driada Dervishit”, deklaroi Hasani.

Berat Saliu, bëri me dije që festivali ka karakter garues dhe juria profesionale do të cakton çmimet për trupat tetrore që marrin pjesë në këtë festival. Selektor është caktuar regjisori Qëndrim Rijanit.

Festivali financiarisht mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komunat e Gostivarit dhe Vrapcishtit, si dhe T – Home.

Agjencia e lajmeve Flaka në bashkëpunim me organitatorët do të ndjek dhe paraqes informacione deri tek publiku për të gjitha aktivitetet e festivalit. Flaka

Foto arkivë

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 29, 2019 11:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA