Nga dita e sotme, ankandi për obligacionin e gjelbër do të pasohet nga bono për projekte

Redaksia
By Redaksia 3 Tetor, 2023 21:38

Nga dita e sotme, ankandi për obligacionin e gjelbër do të pasohet nga bono për projekte

Pas bonos civile, nga sot mbahet edhe bonoja e gjelbër, njoftoi për SeeNews ministri i Financave Fatmir Besimi, përcjll FLAKA.

Sot zhvillohet ankandi për obligacionin e gjelbër, nga i cili priten 10 milionë euro, të cilat do të përdoren për të mbështetur projektet e gjelbra përmes Fondit për Efiçiencë të Energjisë pranë Bankës Zhvillimore.

Besimi ka paralajmëruar edhe një tjetër obligacion civil. Llojet e reja të letrave me vlerë të qeverisë, siç tha ministri, janë pjesë e Strategjisë së Menaxhimit të Borxhit Publik dhe do të jenë vazhdimisht të pranishme në tregun e kapitalit dhe në dispozicion të qytetarëve për të investuar në to.

“Ministria e Financave në korrik të këtij viti ka emetuar obligacione civile dyvjeçare në vlerë prej 1,448 miliardë denarë (23,6 milionë euro, me kamatë fikse prej 5% në vit, që është dyfishi i shumës së planifikuar prej 600 milionë denarë. Ministria e Financave tashmë po përgatit emetimin e dytë të obligacioneve civile”, theksoi ministri i Financave.

Gjithashtu, në tregun e kapitalit do të prezantohet edhe një instrument tjetër i ri financiar – bonot e projektit. Bonot e reja të projektit do të përfaqësojnë një mënyrë alternative për investitorët institucionalë për financimin e projekteve të infrastrukturës. Është një thirrje për mbështetje të projekteve të planifikuara dhe në përputhje me buxhetin.

“Ministria e Financave planifikon të fusë në treg një instrument të ri që do të jetë i dedikuar për financimin e projekteve infrastrukturore, që është pjesë e strategjisë së re për diversifikimin e ofertës në tregun e kapitalit”, thotë Besimi. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 3 Tetor, 2023 21:38