Nga Dritan Abazoviq është mirë të mos pritet asgjë e mirë për shqiptarët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 11:25

Nga Dritan Abazoviq është mirë të mos pritet asgjë e mirë për shqiptarët

Editorial: Redaksia Flaka

Nisur nga këto veprime aktuale, por edhe veprimtaria e tij e më hershme, shqiptarët jashtë Malit të Zi, bëjnë mirë të mos presin asgjë të mirë nga Dritan Abazoviq. Themi jashtë Malit të Zi, pasi të paktën shqiptarët e Malësisë, le të shijojnë ndonjë favor nga kryeministri që zyrtarisht llogaritet si shqiptar etnik i Malit të Zi.

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën nënshkroi Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Paraprakisht, Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kjo marrëveshje u kundërshtua nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili madje vuri në pikëpyetje përkrahjen në Kuvend për qeverinë e Abazoviqit. Gjendja u tejkalua pas takimit mes tyre, ku u ra dakord që pavarësisht dallimeve politike apo të tjerave që ekzistojnë në shoqëri, zgjidhja duhet kërkuar gjithmonë përmes dialogut brenda institucioneve.

Në qershor, Abazoviq qënroi në Beograd për vizitë zyrtare. Përveç kryeminisres përveç Bërnabiqit, ai u takua edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq. Madje, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se dëshirojnë të hapin një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë dhe se synojnë të rrisin në nivelin më të lartë bashkëpunimin në të gjitha fushat kryesisht në politikë.

Pas situatës së krijuar politike në Mal të Zi, për politologët po konsiderohet momentumi i fundit që kryeministri Dritan Abazoviq të distancohet nga politikat që në thelb e shndërrojnë Malin e Zi në “shtetin e dytë serb”.

Ky relativizim i pavarësisë malaziase zhvillohet kryesisht në dy drejtime të drejtpërdrejta e që synon edhe fazën e parë të rikthimit të Malit të Zi nën ombrellën pansllaviste.

Ekzistojnë dy pista pansllaviste që zhvillohen në kuadër të projektit, synon një Mal të Zi si shtet të dytë serb.

Pista e parë po bëhet me anë të instrumentalizimit përmes Kishës Ortodokse Serbe, me anë të së cilës njëkohësisht po goditet fuqishëm identiteti etnik malazias si dhe përpjekjet për një autoqefali të konsoliduar të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, si dhe po territorializohet çështja kishtare.

Pista e dytë e këtij projekti pansllavist që synon përmbysjen e Malit të Zi është me anë të inxhinieringut elektoral, e që vjen pashmangshëm, në rast se i jepet statusi i shtetasve një komuniteti të madh proserb jashtë Malit të Zi.

Gjatë vizitës zyrtare në Boegrad, Abazoviq as që përmendi Kosovën. Po ashtu, për situatën në Veriun e Kosovës ka pasur reagime në Evropë dhe përtej Oqeanit Atlantik, ka reaguar edhe Federata Ruse e Bjellorusia, por jo edhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq kohëve të fundit ka tentuar të rregullojë raportet me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe – një kontest shekullor mes popullit të Serbisë dhe atij malazez – që në thelb ka edhe çështjen identitare mes këtyre popujve.

Në maj të këtij viti një grup i doktorëve hapën Spitalin Gjeneral “Biocell Hospital” në Beograd. Sipas mediave serbe, vëllai i kryeministrit Dritan Abazoviq, Xhihan Abazoviq është pronar i spitalit në të cilin punon edhe partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiq, Milica Gjurgjiq. Xhihan Abazoviq, që me profesion është mjek, ka konfirmuar se Milica Gjurgjiq, është e punësuar në spital si shefe e repartit të Radiologjisë. Ai tha se ishte i befasuar me shkrimet e mediave dhe senzacionin që i është dhënë se vëllai i tij Dritan Abazoviq është kryeministër në shtetin fqinj dhe partnerja e kryeministres Brnabiq është shefe e Radiologjisë.

Nisur nga këto veprime aktuale, por edhe veprimtaria e tij e më hershme, shqiptarët jashtë Malit të Zi, bëjnë mirë të mos presin asgjë të mirë nga Dritan Abazoviq. Themi jashtë Malit të Zi, pasi të paktën shqiptarët e Malësisë, le të shijojnë ndonjë favor nga kryeministri që zyrtarisht llogaritet si shqiptar etnik i Malit të Zi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 11:25