Nga e dinë zyrtarët shëndetësor se 35% e qytetarëve shërohen te privati?
Ku gjenden të dhënat dhe analizat se një e treta e qytetarëve në vend po trajtohen në spitalet private? A manipulon qeveria me statistika të rreme për të fshehur konceptin e partneritetit publiko-privat? Këto pyetje lindin pas informacioneve që rreth 35% e qytetarëve paguajnë në vend që të përdorin shërbimet shëndetësore publike në spitalet private, përcjell FLAKA.
Këto të dhëna u ndanë disa herë me publikun edhe nga ministri Filipçe.
Instituti për Shëndetin Publik thirret në hulumtimin e bërë nga shoqata ESE – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave. Nga atje për Alfa thonë se ata nuk kanë bërë një analizë të tillë.
Kjo përqindje, megjithatë, ekziston në një analizë të shoqatës së bërë pesë vjet më parë, por nuk i referohet parave që qytetarët japin nga xhepat e tyre për trajtim vetëm në spitalet private, por mbi kostot totale të përfshira në pjesëmarrjen në shëndetin publik, shtesë tarifat për materialet e nevojshme që pacientët kanë blerë, taksat, e kështu me radhë.
Por Filipçe tha sot se ka pasur edhe analiza brenda ministrisë, në vetë Institutin e Shëndetit Publik, ku ata kanë publikuar të dhënat e shoqatës ESE.
Koncepti i detajuar i privatizimit të shëndetit publik do të njihet në qershor. Pastaj, siç premton Filipëe, do të ketë rezultate nga një numër i madh studimesh fizibiliteti që janë duke u përgatitur, ndër të tjera, për partneritetet publiko-private, megjithëse asnjë studim i tillë nuk është publike për momentin, Filipçe pohon se do të ketë debat të gjerë.
Një koncept i tillë mund të çojë qytete dhe rajone të tëra të mbeten pa mbrojtje primare shëndetësore, si dhe specialitete të caktuara që do të ndikojnë seriozisht në cilësinë e shërbimeve shëndetësore në nivel lokal. FLAKA