Nga e hëna udhëtoni nga Maqedonia në Zvicër dhe anasjelltas me super çmime të lira

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:10

Nga e hëna udhëtoni nga Maqedonia në Zvicër dhe anasjelltas me super çmime të lira

Zvicra siç njihet është shtëpia e shumë maqedonasve që u shpërngulën në këtë vend në kërkim të një jete më të mirë. Diaspora jonë në Zvicër është ndër më të shumtat në Evropë.

Siç dihet më parë, EasyJet, linja ajrore kryesore evropiane sipas rrjetit të linjave ajrore, do të fluturojë zyrtarisht midis Shkupit dhe Gjenevës, Zvicër, nga e hëna (1 nëntor).

Kryeqyteti i Maqedonisë do të lidhet me qytetin zviceran tre herë në javë, pra çdo të hënë, të enjte dhe të premte, nga 1 nëntori 2021 deri më 25 mars 2022.

Fillimisht në itinerar do të ketë dy fluturime në javë, çdo të hënë dhe të premte, ndërsa nga dhjetori do të ketë rritje me tre fluturime në javë. Fluturimi do të zgjasë dy orë e 15 minuta.

Siç thuhet në ueb-faqen e linjës ajrore, çmimi i biletës nga Shkupi për Gjenevë nëse rezervoni një fluturim për të hënën do t’ju kushtojë 105 paund (7.679 denarë), dhe anasjelltas 46.56 paund (3.400 denarë).

Ndërsa nëse rezervoni një fluturim për 6 dhjetor, çmimi i biletës nga Shkupi në Gjenevë kushton 18 paund (1.316 denarë).

Sipas analizës së ZAP-it, në periudhën parapandemike 2019 në linjën Shkup – Gjenevë kanë udhëtuar në mënyrë indirekte 3.923 udhëtarë, ndërsa vitin e kaluar mbi 600 udhëtarë, shkruan exyuaviation.com.

Siç u tha më herët nga EasyJet, kjo linjë ajrore e re sezonale do t’i lejojë klientët të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre, ose të zbulojnë qytetin në udhëkryqin e Ballkanit, të pasur me shumë ndikime, si dhe vende të shumta kulturore dhe natyrore.

Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë nga Zvicra me të cilin Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë lidhje ajrore, pas Cyrihut dhe Bazelit./transmeton tetova1.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:10
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.