Nga e marta gjobë prej 1200 denarëvë për secilin që nuk mban maskë

Desk
By Desk April 26, 2020 18:57

Nga e marta gjobë prej 1200 denarëvë për secilin që nuk mban maskë

Numër i madh i qytetarëve nuk i respektojnë masat për mbajtjen e mjetëve mbrojtëse siç janë maskat dhe dorezat. Për këtë ministri i Shëndetësisë kërkon nga qeveria që prej nesër të gjithë qytetarët të cilët nuk mbajnë mjete mbrojtëse të sanksionohen me gjoba.

“Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të dërgojnë propozim deri te qeveria, që sanksionmi për mosmbajtje të mjeteve mbrojtëse të fillojë menjëherë, gjegjësisht të fillojë nesër apo më së voni deri të martën. Dua të apeloj që kjo masë duhet të respektohet dhe se masat mrojtëse mbahen ashtu siç është paraparë në ambient të hapur dhe mbyllur kur nuk mund të mbahet distanca fizike prej 2 metrave”, tha Venko Filipçe Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe u porositi qytetarëve në qoftë se nuk i respektojnë masat dhe rekomandimet për distancë fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse 1 maj do t’i gjejë në shtëpi me orë policore.

“Do të analizojmë dhe do ta shohim se si do të sillen qytetarët gjatë ditëve në vijim. Do ta shohim a po respektohen masat e distancës fizike dhe mbajtjes së maskave kur nuk mund të mbahet distanca sociale. Në bazë të kësaj do të sjellim vendim se si do të jetë i organizuar vikendi i ardhshëm”, tha Venko Filipçe Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe 500 persona janë shëruar nga koronavirusi, prej tyre 125 vetëm sot. Ndërsa janë regjistruar 19 rastë të reja me Covid-19, nga gjithsej 335 testet e bëra. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1386.

Ndërkohë që në sptialin “8 Shatori” kanë humbur jetën 2 persona, njëra është pacientja nga Likova, 49 vjeçe. Pacientja është pranuar në spital më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje si dhe 73 vjeçari nga Shkupi, i pranuar në spital më 19 prill me gjendje të rëndë shëndetësore.

Desk
By Desk April 26, 2020 18:57