Nga fabrika deri te konsumatorët, kështu u prodhua Mercedes S-Class i ri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:50

Nga fabrika deri te konsumatorët, kështu u prodhua Mercedes S-Class i ri

Ajo përpiqet të përmirësojë modelin në ikje duke ofruar më shumë stil, më shumë luks, më shumë hapësirë dhe madje edhe më shumë teknologji në modelin e ri.

Ajo përpiqet të përmirësojë modelin në ikje duke ofruar më shumë stil, më shumë luks, më shumë hapësirë dhe madje edhe më shumë teknologji në modelin e ri, transmeton Telegrafi.

Ne presim që modelet e reja me performancë të lartë AMG dhe modeli ultra-luksoz i Maybach të debutojnë pas kësaj.

Disa ditë më parë u prezantua zyrtarisht Mercedes S-Class i ri. Makina ka teknologji të paparë deri më tani, dhe brendësia e saj përbëhet nga 5 ekrane të mëdha, të cilët përdoren për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur.

Sedani do të jetë gjithashtu i disponueshëm me karakteristika inovative që përfshijnë jastëkë ajri në sediljet e pasme dhe një sistem aktiv që do të ngrejë makinën lart për të zvogëluar ashpërsinë e dëmtimit gjatë një përplasjeje.

Siç mund ta prisni, S-Class i ri vjen me pothuajse çdo tipar sigurie që ofron Mercedes-Benz aktualisht. Lista përfshin frenimin automatik të emergjencës, kontrollin e lundrimit adaptiv me ndalim dhe lëvizje, ndihmë aktive të drejtimit, ndihmë për mbajtjen e korsisë, ndihmë për ndërrimin e korsisë, njohjen e shenjës së trafikut.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:50