Nga java tjetër, rikthehet funksionimi normal në vend

Desk
By Desk May 4, 2020 21:42

Nga java tjetër, rikthehet funksionimi normal në vend

Me mbajtjen e maskave, e distancës dhe mbajtjen e higjenës do të mundësohet nga java e ardhshme gradualisht të fillojë të lehtësohen masat e paraqitura për shkak të koronavirusit. Çfarë saktësisht do të kthehet në funksion do të vendoset këtë javë, për të cilën Ministri i Shëndetësisë dha sot informacione jo me shumë detaje, përcjell FLAKA.

“Së pari, do të mund të kthehet subjeki, kompania që do të jetë në gjendje të organizojë një formë të sistemit me sportel, dhe pastaj të gjitha subjektet e tjera që do të duhet të organizojnë punë, së pari në hapësirë të hapur dhe më pas në hapësirën e mbyllur. Të gjitha organizatat që zhvillojnë arsim, kurse, autoshkollat- për zbatimin praktik të mësimeve të drejtimit dhe për pjesët teorike, biblioteka, të gjitha janë subjekt i diskutimit”, tha Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë.

Ajo që ka konfirmuar Filipçe është se restorantet dhe kafiteritë do të jenë në gjendje të operojnë vetëm jashtë duke ruajtur distancën, por siç tha ai, të gjitha detajet do të përcaktohen dhe njoftohen më vonë këtë javë. Këtë javë, do të përcaktohet edhe nëse do të ketë lehtësim edh embi orën policore.

Një parakusht që e gjithë kjo të realizohet është zvogëlimi i numrit të të infektuarve nga Covid-19, për të cilin Ministri i Shëndetësisë thotë se është në rënie të vazhdueshme, d.m.th. se pandemia është në rënie.

Me tendencën në rënie të numrit të regjistruar të personave të rinjë me Covid-19 në dhjetë ditët e kaluara, vërehet që numri i testeve është në rënie, kështu që nga një mesatare prej 500 testesh deri në dy javë më parë, tani janë bërë 50% më pak teste, dhe në 24 orët e kaluara vetëm 113. Filipçe thotë se tendenca e zvogëlimit të rasteve të reja nuk është për shkak të zvogëlimit të numrit të testeve.

“Numri i zvogëluar i pacientëve të diagnostikuar të rinjë nuk mund të varet nga numri i testeve, sepse askush nuk pret një test, dhe as nuk ka dikush që nuk mund ta kalojë testin sipas kritereve aktuale”, tha Filipçe.

Ai informoi për ekzaminimin e shpallur për gjetjen e bartësve asimptomatikë të Covid-19 se sot është bërë një mini protokoll i cili do të shqyrtohet nesër nga Komisioni për sëmundje infektive. FLAKA

Desk
By Desk May 4, 2020 21:42