Mbulesën e çatisë së shtëpisë së madhe e kanë projektuar arkitektët e përzgjedhur të Kombit tonë!
Edhe për mbulesën janë përkujdesur ata, po teneqja dhe qeremidet e përfolura këto ditë, sigurtë nuk do të jenë.
Kryearkitekti, do të kujdeset fortë, per mbulesën e finalizim, bile edhe për “bahçen” dhe oborrin që i takon, pasi shtëpia themelet i ka të betonizuara me gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për ngritjen, ndërtimin dhe mbulesën e “shtëpisë” shqiptare, prandaj nuk e pranojmë vjetërsinë e shtëpisë ashtu siç pretendojnë disa në numrin njëzet, ata ishin vitet e përfitimeve shoqërore, grupore e personale. Ndërsa shtëpia ka vitet e bijve të betimit të madh me anë të së cilit disa falën jetën e disa të tjerë bartin amanetin e tyre duke qenë të gatshëm të flijohen, ashtu siç bënë rrugëtimin dyzet vjet pa ndalur.
Shtëpia është e Veprimtarëve, e Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, e Ushtarëve, Ushtarakëve të Ushtrive Çlirimtare të shqipëtarëve, shtëpia është dhe do t’ju ngel popullit të vet, e ju që nuk jeni të kënaqur me punën dhe përfitimet e deritanishme zbritni nga çatia lart dhe leni “ustain” të thirrë “alla-baxhën” mbi përfundimin e kurorës fitimprurëse të shqipëtarëve të trojeve të veta, të bashkuara në Bashkimin Europian.
Luan Veliu
Sërmnovë 30.02.2023