Nga tapeti i kuq në një qeli të izoluar në ishull

Desk
By Desk March 7, 2020 22:50

Nga tapeti i kuq në një qeli të izoluar në ishull

Ndërsa pret të mësojë se me sa vite burg do të dënohet, producenti Harvey Weinstein do të qëndrojë i mbyllur në një qeli të vogël në një prej burgjeve më famëkeq të Shteteve të Bashkuara, në ishullin Rikers.

67-vjeçari u shpall fajtor për dy akuza, mes tyre përdhunim, por do të kalojë maksimumi 5 vite pas hekurave, shifër që edhe mund të ndryshojë, pasi avokatët e tij kanë thënë se do ta apelojnë vendimin. Weinstein po qëndron në burgun famëkeq prej 24 shkurtit, edhe pse rrugës për atje pati probleme me zemrën dhe tensionin. Por pas një ndërhyrjeje në spitalin “Bellevue” ai u rikthye aty të enjten.

Në burgun e hapur në vitin 1978, që ndodhet në një ishull mes lagjeve Kuins dhe Bronks të Nju Jorkut, janë rreth 15 mijë të burgosur të ndarë në 10 godina të ndryshme.

 

Desk
By Desk March 7, 2020 22:50