Nga viti 1850 e deri më sot, vendet që kanë emetuar më shumë CO2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:19

Nga viti 1850 e deri më sot, vendet që kanë emetuar më shumë CO2

N COP26, konferenca e klimës po mbahet në Glasgow nga 31 tetori deri më 12 nëntor, një raport i publikuar nga “Carbon Brief” përmbledh ndotjen e ajrit duke drejtuar gishtin drejt vendeve që kanë kontribuar më shumë në emetimet që nga viti 1850 e deri më sot. Kritika, më tepër se ndotja e së kaluarës, është mungesa e angazhimit për të frenuar emetimet në të tashmen. Ndër dhjetë vendet më ndotëse të 170 viteve të fundit, vetëm katër  vende që janë SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë vendosur objektiva ambicioze, të paktën në teori që përpiqen të kufizojnë efektet e ndryshimeve klimatike.

Analiza merr në konsideratë për herë të parë edhe emetimet e shkaktuara nga shpyllëzimi dhe ndryshime të tjera në territor, përveç prodhimit të çimentos dhe përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Për shkak të përfshirjes së parametrave të rinj, gjejmë në krye dhjetë vende, si Indonezia dhe Brazili, të cilat djegin hektarë pyje çdo vit për t’u lënë vend plantacioneve të vajit të palmës dhe sojës. “CO2 nga shpyllëzimi dhe ndryshimet e përdorimit të territorit përbëjnë një të tretën e emetimeve totale të akumuluara që nga viti 1850,” thekson Simon Evans nga Carbon Brief.

Objektivat klimatike të vendosura nga vende të ndryshme përshkruhen mirë nga faqja e internetit Climate Action Tracker, e cila jep gjithashtu një gjykim të shkurtër për secilën prej tyre. Ato të Rusisë (vendi i dytë për emetimet e CO2 pas SHBA-së) përkufizohen si “seriozisht të pamjaftueshëm”, ndërsa ato të Brazilit, Indonezisë, Indisë dhe Kinës janë “shumë të pamjaftueshme”. “Kjo analizë e re tregon qartë se cilët janë fajtorët kryesorë të emergjencës aktuale të klimës,” shpjegon Mohamed Masheed, ambasador i Climate Vulnerable Forum: “Kryesisht SHBA, por në dekadat e fundit edhe Rusia dhe Kina”.

Nga viti 1850 e deri më sot, jo të gjitha vendet në listë kanë ndotur në të njëjtën mënyrë: Rusia, për shembull, vendi më ndotës deri në vitin 2007, më pas u tejkalua nga Kina, emetimet e së cilës filluan të rriten duke filluar nga vitet 1970, së bashku me rritjen ekonomike dhe industriale të vendit. Edhe Mbretëria e Bashkuar, vendi i tretë më ndotës në botë deri në vitin 1970, u tejkalua më pas nga Brazili. “Të shikosh historinë është e rëndësishme, por nuk duhet të harrojmë se pothuajse dy të tretat e CO2 të akumuluar në atmosferë sot është emetuar që nga viti 1980, dhe pothuajse 40% që nga viti 2000”, thotë Robbie Andrew, nga Cicero (Qendra për Kërkimet Ndërkombëtare të Klimës, një qendër norvegjeze kërkimore për klimën), e cila thekson se “ne duhet të punojmë tani për të ndaluar atë që po ndodh”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:19