Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kuriozitete
  • Nga vjen rëra në plazhe? Çfarë e bënë atë të ketë ngjyra, madhësi dhe forma të ndryshme?

Nga vjen rëra në plazhe? Çfarë e bënë atë të ketë ngjyra, madhësi dhe forma të ndryshme?

Redaksia

Si po ndryshojnë plazhet e tokës?

Të gjithë e shijojnë mjaftë shumë një ditë në plazh, të shtritë në rërë duke u rrezitur dhe dëgjuar tingujt e oqeanit, shkruan lajmi.net.

A iu ka shkuar ndonjëherë në mend se nga vjen kjo rërë? Epo përgjigja është e thjeshtë: Erozioni.

Erozioni është fenomeni i zhveshjes së një objekti nga forcat natyrore. Në këtë rast, erozioni i gurëve dhe shkëmbinjve krijon rërën që e shijojnë njerëzit kudo rreth botës.

Në shumicën e rasteve, procesi ka filluar nga malet. Forcat natyrore si era dhe uji kanë shkaktuar erozion në male gjatë miliarda viteve.

Gurët vazhdimisht janë thyer në grimca më të imta dhe kanë udhëtuar poshtë nga malet përmes rrjedhave të lumenjve deri kanë arritur poshtë në oqean.

Gjithashtu edhe valët vazhdimisht shkaktojnë erozion në këto grimca deri sa ato ndahen në pjesë edhe më të vogla duke u bërë rërë.

Ekspertët thonë se çdo grimcë rëre ka një histori të vetën në tokë, shkruan lajmi.net. Rëra është pjesë e një cikli shumë të gjatë që fillon larg nga deti dhe bregu.

Ata thonë se rëra në çdo plazh të tokës është e veçantë sepse ka ardhur nga një vend tjetër. Në shumicën e rasteve, përbërja e një rëre mund të kuptohet nga ngjyra.

Një pjesë e madhe e plazheve kanë rërë ngjyrë bezhë, por ka edhe të tilla më të rralla me ngjyrë të zezë, rozë ose të bardhë. Kjo varet se nga ka ardhur rëra.

Rëra bezhë vjen më së shumti nga oksidi i hekurit, ndërsa rëra e zezë p.sh. vjen nga materialet vullkanike. Ndërsa plazhet me rërë rozë e marrin ngjyrën nga disa organizma të quajtur foraminifera, që janë organizma një qelizorë me mbulojë të kuqe.

Rëra e bardhë vjen nga nivelet e larta të kuarcit, por gjithashtu mund të jetë pasojë e jashtëqitjeve të peshqve.

Continue Reading

Previous: Si të gjitha gjyshet e tjera; Ja ku e fsheh Mbretëresha Elisabeth kutinë e saj me çokollata për ta ruajtur nga…
Next: Për këto 5 gjëra nuk duhet të nxitoheni kurrë në jetë

Të ngjashme

516833-l0I1oiGoV7 “SpaceX” do ta dërgojë gruan e parë në Hënë

“SpaceX” do ta dërgojë gruan e parë në Hënë

Redaksia
2 Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

Redaksia
1 Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Redaksia

TË FUNDIT

auto_661618854483 Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

auto_kuvendi-i-maqedonise-1-780x4391618855420 Njohësit e çështjeve juridike: Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar në teatër

Njohësit e çështjeve juridike: Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar në teatër

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

1111REDAKT....Mungese-e-theksuar-e-kanalizimeve-750x430 Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

1111REDAKT....SFIDAT-E-PAS-DIPLOMIMI-750x430 Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.