Nga zgjedhjet e para presidenciale deri te të fundit – 36 për qind dalje më e ulët
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kishte dalje me 41.92 për qind, me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell FLAKA.
Megjithat%, vëzhguesit e huaj dhe vendas thanë se cikli i zgjedhjeve ka pësuar një atmosferë përgjithësisht të ndershme dhe paqësore.
Në vitin 1994 – dalja në zgjedhjet presidenciale ishte 77.61%, në vitin 1999 – 65.1%, në vitin 2004 – 55.2%, në vitin 2009 – 56.88%, në vitin 2014 – 48.86% dhe ditën e djeshme në rrethin e parë – 41.82%.
Sipas analistëve, kjo ulje e daljes së votuesve vjen si pasojë e migrimit, por edhe bojkotit nga ana e qytetarëve të cilët shprehin pakënaqësin e tyre për shkak të mos-mbajtjes së premtimeve nga ana e politikanëve. FLAKA