Ngjarje tragjike në Vlorë, i riu hidhet nga pallati

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:43

Ngjarje tragjike në Vlorë, i riu hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Vlorës.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një person është hedhur nga kati i 9-të i një pallati dhe për pasoj ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe mësohet se viktima është një person i gjinisë mashkull, 30-vjeç.

Deri më tani dyshohet së viktima është vetëhedhur, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, raporton shekulli.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 30-vjeçarin të kryej këtë akt fatal, por nga informacionet paraprake mësohet se ai vuante nga depresioni.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:43