Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:37

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti bëri njoftimin surprizë të premten (21 janar), përmes llogarive të tyre përkatëse në Instagram për të konfirmuar se mirëpritën fëmijën e tyre të parë përmes një nëne surrogate.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një nëne surrogate. Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit”, thuhet në deklaratën e çifti.

Foto: Getty Images

Asnjëri nuk e zbuloi gjininë e të porsalindurit, por burimet të Page Six ka konfirmuar se është fëmija i çifti është vajzë.

Njoftimi emocionues i çiftit erdhi vetëm një javë pasi Chopra, 39 vjeç, tregoi dëshirën e saj dhe të Jonas për fëmijë në një intervistë për “Vanity Fair”, shkruan Page Six.

“Ata janë një pjesë e madhe e dëshirës sonë për të ardhmen, Me hirin e Zotit, kur ndodh, ndodh”, tha aktorja e “Quantico”.

Chopra dhe Jonas janë të martuar prej tre vitesh. Ata u martuan në vitin 2018 në një ceremoni luksoze në Indi.

Në mars 2020, ylli i Bollywood-it tha se megjithëse kishte një orar të ngarkuar, të kesh një familje është shumë e rëndësishme për të.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:37