Nicki Minaj është zyrtarisht e martuar

Nicki Minaj është zyrtarisht e martuar

Reperja prej kohësh i është referuar Pettyt si “burri” i saj, por bëri njoftimin zyrtar të hënën në mbrëmje

Nicki Minaj më në fund mund t’i referohet Kenneth “Zoo” Petty  si burri i saj pa i ngatërruar të gjithë, transmeton Indeksonline.

Pasi ka përdorur këtë pseudonimin për ta përshkruar atë në të kaluarën, reperja e hiti “Super Bass”, 36- vjeçarja, është martuar përfundimisht me Pettyn, 41 vjeç.

Minaj njoftoi të hënën lajmin emocionuese me një video në Instagram, duke treguar këtë përmes një kapele bejsbolli të zezë dhe të bardhë që kishin shkruar: “Nusja dhe dhëndri” në pjesën e përparme.

Reperja shkroi “Onika Tanya Maraj-Petty 10 -21-19″ – duke iu referuar emrit të saj të ri zyrtar dhe ditën kur ata kurorizuan dashurinë.

Në episodin e 12 gushtit të shfaqjes së saj në Queen Radio , Minaj zbuloi se ajo kishte bërë kërkesë për licencë martese dhe do të martohej pas “rreth 80 ditë”.

Edhe pse ajo e bëri martesën zyrtare, Minaj ende përparësi e ka karrierën e saj muzikore.

“Më duhet të punoj në albumin tim dhe kam shumë për t’u përqendruar në atë prandaj nuk dua ta bëj dasmën e madhe tani,” tha ajo në atë kohë. “Do ta bëjmë dasmën e madhe më vonë.”

Minaj dhe Petty filluan të takoheshin në vitin 2018, duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre në dhjetor të atij viti.

Petty më vonë luajti në videoklipin e saj më të ri muzikor, për këngën “Megatron”.

Ndërkohë, adhuruesit e saj kanë shprehur shqetësimin për të kaluarën kriminale të Pettyt, por Minaj duket se nuk interesohet për kritikat.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 23:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA