Nikolla Dimitrov jep sqarime për tërmetin politik që shkaktoi ditë më parë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:34

Nikolla Dimitrov jep sqarime për tërmetin politik që shkaktoi ditë më parë

Kam luftuar që qëndrimet e mia personale, të bëhen qëndrime shtetërore në bisedimet me Bullgarinë”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane në largim, Nikolla Dimitrov, shkruan Alsat.

Në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ai tha se në këtë betejë dy herë ka kërcënuar me dorëheqje, ndërsa i pyetur se pse tani përjashtohet kur edhe vetë ka marrë pjesë në ndërtimin e qëndrimeve, Dimitrov u përgjigj se ka dhënë pajtueshmëri për përgjigjet e “Propozimit 5 + 1” të Bullgarisë, për një arsye:

“Ka një pikë në përgjigjet tona, që na duhet neve. Ajo pikë pret që Bullgaria ta miratojë kornizën e negociatave, të japë dritën jeshile për Konferencën e parë Ndërqeveritare, me të cilën nis procesi i aderimit në BE, dhe kjo të bëhet në përputhje me propozimin portugez, sipas të cilit, në kornizën negociatore mjaft qartë pa asnjë shpjegim të mëtejshëm qëndron “gjuhë maqedonase”, tha Nikolla Dimitrov – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Dimitrov ka thënë se ideja e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov që të mos flasë vetëm për histori është e mirë dhe inkurajuese, por beson se nëse ky vullnet politik në Sofje është manovër, do të ketë ndikim negativ. Sa i përket reagimeve në konferencën e tij për media, Dimitrov ka komentuar se nuk është penduar për atë që e ka thënë, por ka shtuar se është befasuar nga disa komente. Ai thotë se qëllimi i tij nuk ishte sulmi ndaj ministrit Bujar Osmani, por siç thotë ai, paralajmërim i opinionit për pasojat. Ai shpreh keqardhjen që disa nga reagimet janë vendosur në kontekst etnik.

“Nëse gjuha shqipe do të ishte objekt sfide, do ta mbroja me të njëjtin pasion. Në këtë drejtim, kam pasur mosmarrëveshje edhe me Vllado Buçkovskin, i cili kohëve të fundit nuk ishte pjesë e këtyre koordinimeve, por një kohë ishte. Me sa di unë, ai është maqedonas”, u shpreh Nikolla Dimitrov- Zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Dimitrov tha se është gënjeshtër e kulluar reagimi i ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, se ai nuk ka marrë pjesë në seancat për të cilat janë vendosur masat kundër COVID-19 ndërsa për kryeministrin në dorëheqje Zoran Zaev ka thënë se e respekton, por përplasja publike nuk ka qenë e drejtë./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare