Nikolloski: Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës, e aty nuk janë as shqiptarët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 22:26

Nikolloski: Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës, e aty nuk janë as shqiptarët

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sonte në TV21 theksoi se Bullgaria dëshiron të hyjë në pjesën normative të Kushtetutës, përcjell FLAKA.

Ai shton se aty nuk janë as shqiptarët.

“Bullgarët duan të hyjnë në pjesën normative të Kushtetutës. Për t’ia thjeshtuar publikut Kushtetuta ka një hyrje që quhet Preambulë dhe më pas fillojnë nenet nga të cilat nxirret e gjithë korniza ligjore në Maqedoni dhe quhet pjesa normative. Në pjesën normative ka vetëm maqedonas, madje edhe shqiptarët si bashkësi e dytë etnike në Maqedoni nuk figurojnë në pjesën normative”, tha Nikolloski. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 22:26

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare