Nikolloski: Rezultatet për Dimitrievskin u falsifikuan për shkak të betejës mes tij dhe Spasovskit

Desk
By Desk April 29, 2020 22:10

Nikolloski: Rezultatet për Dimitrievskin u falsifikuan për shkak të betejës mes tij dhe Spasovskit

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski akuzoi se rezultatet e testimit të kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski për Kovid 19 ishin falsifikuar. Sipas tij, ekziston një betejë mes Dimitrievskit dhe kryeministrit teknik Oliver Spasovski, i cili poashtu është nga Kumanova, përcjell FLAKA.

“Kumanova në rrëmujë. Ne madje shohim që rezultatet për kryetarin ishin falsifikuar sepse ekziston një betejë midis Oliver Spasovski dhe Maksim Dimitrievski. Të dy janë nga Kumanova dhe po luftojnë për të qenë një sherif lokal dhe në atë betejë shkuan aq brutalisht sa ishin bërë prova për kryetarin e Kumanovës saqë ai dyshohet se është pozitiv, dhe njeriu nuk është pozitiv”, tha Nikollovski.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se situata në Prilep është alarmante, ku, siç tha ai, vetëm 10 persona mund të testohen çdo ditë, ndërsa rezultatet priten në 5 deri në 7 ditë. FLAKA

Desk
By Desk April 29, 2020 22:10