Nikollovska: Grupi u punës për ndryshimet kushtetuese nuk ka mandat të diskutojë për heqjen e 20%

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:13 Updated

Nikollovska: Grupi u punës për ndryshimet kushtetuese nuk ka mandat të diskutojë për heqjen e 20%

Kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska, sonte në “Click Plus” në TV21, tha se grupi ka mandat ekskluzivisht për përfshirjen e bullgarëve dhe popujve të tjerë në Kushtetutë, por jo për zëvendësimin e 20% me gjuhën shqipe siç kërkohet nga disa parti politike dhe politikanë shqiptarë.

“Mandati ynë është i lidhur ekskluzivisht me përfshirjen e pjesëve të tjera të popujve në Kushtetutë. Nuk thuhet saktë në zgjidhje, as nuk thuhet saktë në atë që është paraqitur më parë, në ato dokumente thuhet se në Kushtetutë duhet të futen pjesë të popujve të tjerë dhe si shembull tregohen bullgarët dhe kombet që duhet të futen. Ne nuk kemi mandat për çështje të tjera, as nuk kemi mandat apo synim që të diskutojmë tema dhe kërkesa të tjera”, tha Nikollovska.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:13 Updated