Nikollovska: Po mashtrohet opinioni se me ndryshimet kushtetuese do të bëhemi shtet binacional

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:50

Nikollovska: Po mashtrohet opinioni se me ndryshimet kushtetuese do të bëhemi shtet binacional

Kryetarja e grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska, sonte në “Click Plus” i ka mohuar deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të fillojë procesi i binacionalizimit të shtetit.

“Spekulimet se ndryshimi i preambulës do të ndryshojë identitetin e shtetit dhe se do të jemi shtet binacional dhe se do të humbasim gjuhën, janë çështje që synojnë të inkurajojnë diçka që nuk është e nevojshme. Në këtë moment, Maqedonia si shtet duhet të punojë në arritjen e qëllimit të saj strategjik, që është hyrja në BE, e thënë kështu, po mashtron opinionin se do të jemi shtet binacional”, tha Nikollovska.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 22:50