Deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski tha se opozita tërhiqet nga votëbesimi i sotëm. Ai tha se opozita kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare, kjo sipas tij, është e vetmja zgjidhje.
Nikollovski tha se sot ka qenë një ditë e vështirë për demokracinë, ku si asnjëherë më parë janë kindapuar deputetët. Nikollovski tha se deputetëve u janë fikur telefonat, duke i kërcënuar me jetë. Ai kërkoi që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse pushteti ka vetëm 59 deputet, në këtë mënyrë direkt janë në minorancë.
Ai ka deklaruar se le të vendose shumica se çfarë do të bëjë tani me nismën që është ndërmarrë. Opozita maedonase ka kërkuar zgjedhje të shpejta parlamentare, si rrugë e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin. Në fund kanë deklaruar se në ditët e ardhshme do të definojnë hapat e ardhshëm që ata do të ndërmarrin.