Nikollovski: Të harmonizojmë strategji si përgjigje Bullgarisë

Desk
By Desk April 27, 2020 19:12

Nikollovski: Të harmonizojmë strategji si përgjigje Bullgarisë

LSDM dhe VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me nevojën për takim të liderëve. Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, deklaroi se veç gjendjes me pandeminë në takim të diskutohet dhe harmonizohet strategji dhe dokument i përbashkët si përgjigje të kushtëzimit të Bullgarisë.

Partia e tij propozon vendosjen e bazave të harmonizuara për politikë të jashtme si dhe strategji për siguri nacionale, që do të jenë të obligueshme për të gjitha qeveritë e ardhshme.

“Ta bëjmë këtë sa nuk është shumë vonë. Jam i sigurt se një pozicion i ndërtuar së bashku nga të gjitha faktorët relevantë politik dhe shoqëror do të pranohet pozitivisht edhe nga BE edhe nga fqinjët tanë. E njëjta, duhet të jetë fryt edhe i konsensusit më të gjerë shoqëror dhe konsultimeve me institucione shkencore nga fusha e gjuhës maqedonase dhe historisë, më tej intelektualë dhe institucione të cilët punën e tyre shkencore dhe shoqërore, ia kanë kushtuar këtyre çështjeve” – tha Zv.Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

LSDM: Nuk është koha të flasim për zgjedhje

Ndërkohë nga LSDM mbeten në qëndrimin për kthimin e kuvendit në funksion. Sipas tyre nuk është koha të diskutohet për zgjedhjet dhe se fokusi duhet përqëndruar në krizën me pandeminë.

“Në këtë moment është akoma herët për të folur për zgjedhje, për takim të liderëve te presidenti Pendarovski për shkak se në këtë periudhë plotësisht i mbështesim institucionet në luftën kundër pandemisë të cilën duhet ta fusim në kontrollë dhe më pas kur shteti dhe shoqëria do të jenë të gatshme do të flasim edhe për zgjedhjet. Për ne prioritet mbetet lufta për jetën e njerëzve dhe të shpëtojmë vendet e punës. Herët është të flasim për takim të liderëve” – deklaroi Seketari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikolloski.

Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi gjatë fundjavës se planifikon takim liderësh në gjysmën e parë të muajit maj. (TVM2)

Desk
By Desk April 27, 2020 19:12