Nikoloski: Përveç krizës shëndetësore, në takimin e liderëve të diskutohet edhe për kushtëzimin nga Bullgaria

Desk
By Desk April 27, 2020 14:06

Nikoloski: Përveç krizës shëndetësore, në takimin e liderëve të diskutohet edhe për kushtëzimin nga Bullgaria

VMRO-DPMNE-ja sot kërkoi që në takimin e ardhshëm të liderëve, përveç gjendjes me krizën shëndetësore dhe ekonomike, e cila, siç thonë, është prioritet numër një për momentin, të diskutohet dhe harmonizohet strategji dhe dokument i përbashkët si përgjigje të kushtëzimit të Bullgarisë.

Në të njëjtën kohë, të diskutohet edhe për vendosjen e bazave për politikë të harmonizuar të jashtme, si dhe strategji për siguri kombëtare. Këto, sipas partisë opozitare, do të ishin dokumente me karakter afatgjatë dhe do të ishte detyruese për të gjitha qeveritë e ardhshme.

“Të bëjmë këtë derisa nuk bëhet vonë. I sigurtë jam se një pozicion i ndërtuar së bashku nga të gjithë faktorët politikë dhe adekuatë shoqërorë do të pranohet pozitivisht nga BE-ja, si dhe nga fqinjët tanë. Kjo duhet të jetë rezultat i konsensusit të gjerë shoqëror dhe konsultimeve me institucionet përkatëse shkencore në fushën e gjuhës maqedonase, popullit dhe historisë maqedonas, intelektualëve dhe institucioneve të mëtejshme që i kanë kushtuar punën e tyre shkencore dhe shoqërore këtyre çështjeve. Pozicioni i dakorduar së bashku duhet të pasqyrojë dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, postulatet themelore mbi të cilat bazohet BE-ja, dokumentet themelore të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, tha në konferencën e sotme për shtyp, zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Ai, po ashtu, vlerësoi se është çnjerëzore dhe e pahijshme të flitet për zgjedhjet dhe datën e mbajtjes së tyre në kushte kur, siç thotë, çdo ditë ka raste të reja të të infektuarve dhe të vdekur nga Kovid-19.

Desk
By Desk April 27, 2020 14:06