Nis aktivitetet partia e Nevzat Halilit, kritikon qeverisjen e LSDM

Desk
By Desk January 3, 2020 09:37

Nis aktivitetet partia e Nevzat Halilit, kritikon qeverisjen e LSDM

Partia më e re politike në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Ilirida ka dalë me një deklaratë kushtuar viteve që LSDM ka qenë në pushtet

Postimi i plotë:

Qeveria Zaev më 3 Janar largohet nga qeverisja me vendin. Kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për largimin e sinkronizuar të ish premierit Nikolla Gruevski.

Ndryshimi i emrit ka qenë i përgatitur,disa vite,nga angazhimi z. Metju Nimic, meritat u takojnë ndërkombëtarëve. Qeveria e papërgatitur dështoi me referendumin popullor.Në rafshin politik të brendshëm, nuk u arit ndonjë rezultat i favorshëm për shqiptarët,edhe më tutje ngelëm popull pa emër dhe gjuhën e popullit përqindje.

Spiralja e pakënaqësive ka mundësi të aktivizohet, dhe të shprehet dukshëm, në kampanjën parazgjedhore me bojkot,nga se mungon vullneti politik edhe mungesë avancuese e pozitës së shqiptarëve në platformat e korpusit e partive politike shqiptare,Aludojmë se çdo koalicion parazgjedhor i partive shqiptare me LSDM-në do pësojë fiasko zgjedhore,me rezultat zero.

Po ashtu në rafshin ekonomik,dështim i plotë.

Zaevi ishte vetëm hije e Gruevskit, sepse ecte gjurmëve të ligjeve anti ekonomike, të cilat i instaloi emigranti Gruevski. Gjobat dhe dënimet drakonike ndaj subjekteve ekonomike nuk u ulët,d.m.th .i shfrytëzoi për të plaçkitur akoma ekonominë legale,e favorizoi ekonominë gri .Investimet e huaja nuk u realizuan në pjesën e Maqedonisë veriperëndimore. Investimet kapitale ngecën pa u realizuar.

Tenderët shpallen me kushtet të cilat i parapërgatitë kompania e afërt me qeverinë. Vazhdimisht shteti dhe qytetarët ngarkohen me kredi nga bankat dhe institucionet monetare të jashtme dhe të mbrenshme,me kusht të disfavorshme. Borxhi publik e ka kaluar B.P.V. dhe rezervat devizore nën minimalen. Po ashtu kjo qeveri nuk u bë imune ndaj aferave financiare,së shpejti do dalin në sipërfaqe aferat financiare,dhe keqpërdorimet nga pushtetarët.

Qytetarët ngelin në mëshirën e kohës,gjoja se koha do sjellë ndryshime,për të dalur nga radhitja tabelore me vendet afrikane. Sipas anketave të medieve, që bëhen me qytetarët në rrugë perceptohet qartë mosbesimi në këtë qeveri po edhe te tjetra.

Desk
By Desk January 3, 2020 09:37