Nis gjykimi ndaj ushtarit të parë rus për krime lufte në Ukrainë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:15

Nis gjykimi ndaj ushtarit të parë rus për krime lufte në Ukrainë

Një ushtar 21-vjeçar është bërë shtetas i parë rus që po gjykohet për krime lufte në Kiev.

Vadim Shishimarin ka dal para drejtësisë ukrainase nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Ukrainë. Ai akuzohet për vrasjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të vendit.

Hetimi pretendon se Shishimarin qëlloi për vdekje një civil të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka më 28 shkurt. Sipas prokurorit, trupat ruse hynë në fshat me një veturë të vjedhur, raporton skynews.

“Kur panë një burrë që po shkonte me biçikletë në shtëpi ndërsa duke folur në telefon, njëri nga grupi urdhëroi rreshterin ta vriste në mënyrë që të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov disa herë përmes një dritareje të hapur në kokën e civilit”, thonë prokurorët.

Nëse shpallet fajtor, Shishimarin përballet me dhjetë vjet burg deri një burgim të përjetshëm.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë votuar gjatë ditës së djeshme një rezolutë e cila hap rrugë hetimeve ndërkombëtare rreth krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:15

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare