Nis pastrimi i deponive prapa Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”

Desk
By Desk April 23, 2019 19:24

Nis pastrimi i deponive prapa Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”

Ekipe të qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit kanë nisur pastrimin e deponive prapa qendrës sportive “Boris Trajkovski”, rreth lumit Vardar. Deponitë janë krijuar dekada me radhë, përkatësisht që pas tërmetit të vitit 1963 në këto hapësira janë hedhur mbeturina të cilat shpesh herë edhe janë djegur dhe kanë ndikuar në ndotjen e ajrit. Aksioni I pastrimit do të zgjasë 10 ditë ndërsa më pas është planifikuar që në këto hapësira të ngritet park që do të quhet Parku I qytetit 2 me sipërfaqe mbi 9 hektarë.

Pres që në të ardhmen, ky vend që ishte deponi nga qytetarët do të njihet si vend i bukur ku mund ta kalojnë kohën e lirë. Mbrojtja e ambientit jetësor, mbrojtja e ajrit nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e institucioneve. Apeloj qytetarët që të gjithë të kujdesemi për ambientin. Është e qartë se shumë qytetarë nuk respektojnë vetëm fjalën prandaj bashkë me shërbimet e inspektoratit patjetër të fillojmë edhe aplikimin e gjobave – tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Kjo pjesë, shpesh në të kaluarën ishte cak I djegies që në mënyrë shtesë ndikonte në ndotjen e ajrit në qytet dhe komunën tonë. Në këtë mënyrë dhe me hapin e ardhshëm që nënkupton rrethimin dhe mbylljen e të gjitha qasjeve deri këtu do të sigurojmë që kjo pjesë e qytetit dhe kjo pjesë e komunës kurrë më mos të mbulohet me mbeturina dhe asnjëherë mos të jetë cak i djegies së mbeturinave – u shpreh Stefan Bogoev, kryetar i Karposhit.

Desk
By Desk April 23, 2019 19:24