Nis votimi në BDI-në e Gostivarit. Votohet mes Sadikut dhe Xhaferit!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Qershor, 2022 10:01

Nis votimi në BDI-në e Gostivarit. Votohet mes Sadikut dhe Xhaferit!

Sot në dhjetë degë të BDI po zhvillohen zgjedhjet brendapartiake për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e degëve. Zgjedhjet po zhvilohen edhe në degën e Gostivarit, ku votohet mes dy kandidatëve, Mersel Sadiku e Valdet Xhaferi

“Ju uroj shumë sukses të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë sepse që nga nesër jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar”, ishte urimi i liderit Ali Ahmeti.

Kandidatët për kryetar dege në Gostivar do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në prani të mediave. Kandidati Mersel Sadiku do të voton në ora 12:00 në shkollën e mesme ekonomike komunale, kurse kandidati Valdet Xhaferi do të voton në ora 13:00 në shkollën fillore në fshatin Banjicë të poshtme.

Në vendvotime do të ketër katër fletëvotime. Me të kaltër: Fletëvotimi për kryetar dege, me të gjelbër: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së degës, me të kuqe: Fletëvotimi për kryetar të Këshillit Vendor, dhe me të verdhë: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së Këshillit Vendor.

Në listën për anëtar të kryesisë së degës do të duhet të votohen së paku 10 kandidatë, ndërsa çdo anëtar mund të përzgjedh deri 20 kandidatë. Pra fletvotimi do të jetë i vlefshëm vetëm nëse rrethohen 10 deri 20 kandidatë për kryesi të degës”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor Lokal i BDI – Gostivar.

Votimi hapet në ora: 10:00 dhe përfundon në ora: 18:00. Në Gosivar, do të votohet në 42 vendvotime në po aq lokalitete. Numri i anëarëve të regjistruar dhe me të drejtë vote në komunën e Gostivarit është 2.157. Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Qershor, 2022 10:01

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare