Nisin kampionatet/ Bundesliga, Premier League dhe Liga franceze

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Gusht, 2022 22:30

Nisin kampionatet/ Bundesliga, Premier League dhe Liga franceze

Sot starton sezoni i ri futbollistik në Digitalb, ku do të mund të ndiqni kampionatet me të rëndësishme në botë.

E para fillon Bundesliga në orën 20 e 30 me kampionët e Bayern Mynih që shkojnë për vizitë në shtëpinë e Frankfurtit. Një sfidë jo e lehtë për kampionët në fuqi, pasi luajnë për herë të parë pas shumë vitesh pa sulmuesin Robert Levandoski i cili u trasferua këtë verë në Spanjë tek Barcelona. Mungesën e tij e ndjen më shumë trajneri i Bayern Jagelsman i cili deklaron se do na mungojnë 50 golat që levandoski që shënonte çdo sezon, por tekniku gjerman shtoi se skuadra është përsëri shumë kompetitive.

Ndërsa gjysmë ore më vonë, në orën 21 fillon kamponati më i fortë dhe më i bukur në botë, premier liga angleze që starton me derbin e Londrës mes Arsenal dhe Cristal Palace. Arsenal vjen me pretendime të larta këtë sezon pas një merakto të rëndësishëm ku afroi lojtarë si sterling, ish sulmuesin e Manchester City.

Po në orën 21 nis edhe kampionati francez ose ndryshe Lige One, me sfidën Lyon-Ajaco. Liga e mbushur plot me kampionë si Messi, Mbappe, Neymar por ku nuk mungojnë surprizat, dy vite më parë Lila u shpall kampion para PSG të sheikut Naser al Kalifi.

Po në orën 21 luhet dhe ndeshja e parë e kupës së Italisë Lecce-Citadella edhe ky një ekskluzivitet i Digitalb.

Top Channel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Gusht, 2022 22:30
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.