Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021

Nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021

Redaksia

Kanë filluar përgatitjet për hartimin e dokumentacionit bazë për regjistrimin e popullsisë së Kosovës për vitin 2021. Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2011, proces ky që ishte bojkotuar nga banorët serbë të katër komunave veriore të vendit. Demografët thonë se politika e Beogradit ka penguar këtë proces, por, sipas tyre, ky është një obligim qytetar të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë.

Ditë më parë është nënshkruar Marrëveshje e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, UNOPS, lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë në vitin 2021.

Projekti do të realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2011, ku nuk ishin përfshirë komunat veriore të vendit të banuara me popullatë shumicë serbe. Banorët e këtyre komunave të ndikuar nga Beogradi zyrtar e  kanë bojkotuar regjistrimin. Por, demografi Rifat Blaku thotë se regjistrimi është obligim qytetarë të cilit duhet t’i nënshtrohet secili.

“Kësaj radhe Eurostat dhe BE do të duhet të bëjnë presion mbi pushtetin e ashtuquajtur paralel të instaluar në veri, që patjetër të marrin pjesë në regjistrim dhe të mos jenë vegël në duar të Beogradit”, tha Blaku, për Radio Kosovën.

Ndërkaq Hazbije Qeriqi, zyrtare për Komunikim me Publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, tha për Radio Kosovën se kanë filluar përgatitjet për dokumentacionin bazë për regjistrimin e popullsisë së Kosovës në vitin 2021.  Ajo tha se dokumentacioni do të jetë i njëjtë për të gjitha komunat.

“ASK edhe në regjistrimin e vitit 2011 i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta realizuar projektin edhe në veri të Kosovës, mirëpo ato më pas kanë qenë çështjet politike që e kanë ndaluar popullatën e asaj zone të mos marrë pjesë në regjistrim. Përgatitjet i kemi bërë për të gjitha komunat e Kosovës, ne do të bëjmë përgatitje maksimale dhe të bëjmë edhe fushatën sensibilizuese edhe në atë pjesë të Kosovës sikurse në të gjitha pjesët e tjera, mirëpo çka do të vije më pas, nuk mund ta parashikojmë”, tha Qeriqi.

Sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) si bartëse e projektit do ta zbatojë atë në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS-in, i cili do të menaxhojë me fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve.

Projekti do të udhëhiqet përmes Komitetit Drejtues, anëtarët e të cilit do të jenë të gjithë pjesëmarrësit në fond. Qeveria e Kosovës do të financojë 40% të projektit, kurse partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë do të financojnë 60% të projektit.

 

Autor: Arbenita Marmullaku, Radio Kosova

Continue Reading

Previous: Kurti kërkon zgjedhje të reja
Next: Limaj nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Të ngjashme

515016-1aSqRSHdVX Hoxhaj: Qeveria Kurti të mos hesht para propagandës serbe për Manastirin

Hoxhaj: Qeveria Kurti të mos hesht para propagandës serbe për Manastirin

Redaksia
2 Reagon Presidentja: Lufta e UÇK-së nderohet kur ne punojmë mirë e drejtë

Reagon Presidentja: Lufta e UÇK-së nderohet kur ne punojmë mirë e drejtë

Redaksia
1 Kurti flet për domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

Kurti flet për domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.