Nisma për referendum, Nikollovski: Referendumi, e drejtë demokratike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:59

Nisma për referendum, Nikollovski: Referendumi, e drejtë demokratike

VMRO DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa e saj për referendum mbi të ashtuquajturin propozim francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave me BE-në. Nga kjo parti thonë se populli duhet të ketë mundësi të shprehë qëndrimin përmes referendumit dhe se referendumi paraqet kulmin e demokracisë ku qytetarët shprehin vullnetin e tyrte për çështje të caktuar.

“Unë nuk e di se si mundet mënyra më demokratike e shprehjes së vullnetit të qytetarëve që është referendum mund tëjetë hap pas. Si ka mundësi shprehja e çdo qytetari për çështjen më të rëndësishme të jetë njetë hap pas. Siç duket kjo është hap pas vetëm për Kovaçevskin I cili I frikohet vullnetit të popullit dhe rezultati i referendumit. Qëndrimi I qytetarëve është I qartë, qytetarët nuk e pranojnë këtë diktat bulgar me të cilin zhbëhet gjuha maqedonase, qenësia maqedonase, kultura dhe historia e saj”, u shpreh nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

LSDM: Bullgarizimi, gënjeshtër e VMRO-së

LSDM thekson se me fillimin e negociatave po realizojnë qëllimin strategjik – anëtarësimin në BE, dhe se pretendimet e opozitës për gjuhën dhe identitetin janë mashtrime dhe propagandë politike.

“Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtesa, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të negociatave. Në BE hyjmë si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjitha gënjeshtrat për kinse asimilim dhe bullgarizim që në mënyrë histerike u përhapën nga VMRO-DPMNE dhe E Majta”, thonë nga LSDM.

Me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe me procesin e skriningut Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht nisi bisedimet për anëtarësim në BE, 17 vjet pas marrjes së statusit kandidat.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:59