Një 46 vjeçar i dyshuar për keqtrajtimin e nipërve të cilët iu besuan për mbikëqyrje

Një 46 vjeçar i dyshuar për keqtrajtimin e nipërve të cilët iu besuan për mbikëqyrje

Propozim për paraburgim dhe urdhër për procedurë hetimore sot ka sjell Prokuroria Themelore Publike në Shkup kundër xhahait i cili keqtrajtonte nipërit e mitur të cilët iu besuan për mbikëqyrje. I dyshuari i mbante të lidhur dhe i godiste në këmbë.

Siç kumtoi PP-ja, më 28 qershor, i dyshuari 46-vjeçar, duke e neglizhuar detyrën e tij të kujdesit dhe edukimit i ka keqtrajtuar dy fëmijët.

“Kur nëna i la fëmijët për t’i mbikëqyrur, i dyshuari e lidhi njërin nga fëmijët në gomën e brendshme të mopedit për trungun e një druri. Fëmija nuk mund të lirohej, kështu që motra e tij iu afrua drurit për t’i dhënë një shishe për të pirë lëng. I dyshuari fillimisht e qortoi, ndërsa pastaj e godet me shuplakë fytyrës”, theksohet në kumtesën e PP-së.

Prokurori publik kompetent deri te gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes së të dyshuarit, mundësinë që ai ta pengojë procedurën penale duke ndikuar tek fëmijët me të cilët ka lidhje gjaku, si dhe për shkak të mundësisë për ta përsëritur veprën./mia

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 19:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik