“Një aleancë për Europën e bashkuar” mos është kjo porosi e Ahmetit që ia dërgon Taravarit?!

Driton Zenku
By Driton Zenku 16 Janar, 2023 15:57

“Një aleancë për Europën e bashkuar” mos është kjo porosi e Ahmetit që ia dërgon Taravarit?!

“Një aleancë për Europën e bashkuar”, është porosia që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti po e përcjellë gati çdo natë në takimet me banorët e Gostivarit, transmeton Flaka.

“Kemi kushte që pa ndryshime kushtetuese nuk hapet kapitulli i parë sepse ka filluar skriningu dhe në nëntor duhet të fillohet mbledhja e rradhës me BE. Partitë politike duhet të punojnë për të bind njerëzit se nuk ka zgjidhje më të mirë dhe e vetme që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës dhe të hapim kapitullin e parë sepse fitojnë të gjithë palët që jetojnë në këtë vend. Më e mira për të dhënë zgjidhje problemeve tona të krijojmë një aleancë për Europën e bashkuar dhe secili të heq pak nga krenaria dhe sa më parë të përmbushim detyrimet e shtëpisë dhe çfarë kërkon Europa e SHBA në luftën e të keqes sepse duhet punuar për shtëpinë tonë”, deklaroi Ahmeti në takim me banorët e Gostivarit.

Po kujt ia dërgon këtë porosi lideri integrist? Duke pasur para sysh faktin që në koalicion qeveritar janë AlternAtiVa dhe PDSH dhe duke u nisur nga takimi i Tiranës ku i pranishëm ishte edhe lideri i ASH, Arben Taravari, me gjasë porosia bëhet për këtë të fundit.

A do të jetë ASH në qeveri, pritet të ketë hapa konkrete brenda Janarit. Rrethanat politike çojnë drejt bllokut të quajtur pro-europian që po e promovon lideri i BDI, Ali Ahmeti.

Retrika e liderit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari së fundmi ka ndryshuar. Në një emision debativ, Taravari deklaroi që nuk e ka problem të takohet me Ali Ahmetit, derisa mund të takohet me Dimitar Kovaçevskin e LSDM dhe Hristijan Mickovskin e VMRO-DPMNE. Zbutja e tonit ndaj Ahmetit por edhe përcaktimi pro-europian i ASH, lejon të kuptohet përfshirje në koalicionin qeveritar.

Mundësitë janë reale që lëvizjet të bëhen brenda janarit, aq më tepër kur ka indikacione që bisedime ka, madje deri në nivelin e ndarjes së pushtetit. Ky moment mbetet jo zyrtare derisa nuk ka konfirmime nga palët.

Me veprimet e veta, Lëvijza Besa po e bënë të qartë që nuk dëshiron bashkëpunim me BDI dhe Ali Ahmetin, një pozicion që e nxjerrë në linjën e partive politike opozitare VMRO-DPMNE dhe E majta e Apasievit. Flaka

Driton Zenku
By Driton Zenku 16 Janar, 2023 15:57