Një angiograf për të gjithë pacientët nga Maqedonia jug-perendimore

Një angiograf për të gjithë pacientët nga Maqedonia jug-perendimore

Angiografi në spitalin e Ohrit për sëmundje kardiovaskulare, i cili përdoret gjatë infarktit akut dhe stent, është vënë në funksion pas dy muajve. Gjatë kësaj periudhe, pacientët të cilët pritnin për intervenim urgjent, janë dërguar në spitalin e kardiologjisë në Shkup. Pacientëve tjerë nga pjesa jugperëndimore të vendit, u janë ricaktuar terminet. Aparati shpesh është jashtë funksionit ndërsa kompetentët në spital shprehen që kjo nuk është për fajin e tyre.

Nuk bëhet fjalë për neglizhencë nga ana jonë. Angiografi punon dhjetë vite dhe sipas numrit të pacientëve që vazhdimisht rritet, priten probleme të këtilla gjegjësisht nevoja për riparim të shpeshtë të këtij aparati, ndërrimin e pjesëve e kështu me radhë. Këtë e di Ministria dhe tani po punohet në blerjen e angiografëve në objektin e ri, ku parashihen dy salla të reja me pajisje të re, dhe pritet që këto probleme të tejkalohen – deklaroi Elena Kovaçevska, drejtore e spitalit.

Gjatë vitit në këtë spital realizohen mbi 2000 intervenime.

“Duhet ta pyetni ministrin përse nuk punon. Duhet të punoj çdo gjë, por patjetër të ketë zgjidhje. Duhet të ketë mjete, të blihet një e re”.

“Njerëz vijnë nga të gjitha qytetet. Vijnë nga Manastiri këtu për kontroll sepse problemet e zemrës s’mund të presin”.

Shpesh në Qendrën e Ohrit, e cila është e dyta për nga madhësia në Maqedoni, shërohen pacientë nga Shqipëria fqinje. (Alsat)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 20:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.