Një e treta e popullsisë jeton në varfëri. Për shumë besimtarë Haxhi bëhet i pamundur!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Maj, 2023 22:47 Updated

Një e treta e popullsisë jeton në varfëri. Për shumë besimtarë Haxhi bëhet i pamundur!

Çdo i treti banor i Ballkanit, pra mbi 7.9 milionë nga gjithsej 23.3 milionë banorë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, sipas të dhënave të Eurostat-it. Një e treta e popullsisë në Maqedoni është në rrezik të lartë.

Maqedonia e Veriut u përket vendeve me rrezik të lartë të prekjes nga varfëria, ku më shumë se një e treta e popullsisë, gjegjësisht 32,6 për qind ose mbi 598.768 qytetarë përballen me vështirësi në sigurimin e mjeteve themelore të jetesës. 

Nisur nga këto të dhëna statistikore sa i përket gjendjes sociale në Maqedoninë e Veriut, kostoja e lartë e shpenzimeve të caktuara nga BFI për zbatim të një nga pesë kushtet e Islamit, udhëtimit drejt vendeve të shenjta Islame, thuajse bëhet e papërballueshme për besimtarët.

Bashkësia Fetare Islame bëri të ditur se çmimi për një arazhman për Haxhin 1444/2023 është 6.550 euro. Ky përcaktim nga BFI pamundëson realizimin e këtij kushti për pjesën dërmuese të besimtarëve. Për një çift që ka dëshirë të viziton vendet e shenjta, të nevojshme janë 13.100 euro, pa llogaritur edhe mjete të tjera të nevojshme për vizitën atje.

Nga BFI sqarojnë se në çmim përfshihet akomodimi për 28 ditë në Mekë dhe Medinë, udhëtim vajtje-ardhje, taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta, transporti i haxhinjve në vendet e shenjta, ushqim, pagesa e kurbanit, vaksinim, sigurimi i barnave, ekip mjekësor, marrjen e vizës dalëse dhe harxhimet administrative të BFI-së.

Nga numri i lejuar, rezulton që BFI në emër të Haxhit do të inkason 13.296.500 euro nga ana e besimtarëve nijetlinjë. Një vit më herët çmimi për haxh ishte 5.700 euro. Brenda një viti, çmimi varioi për 850 euro më tepër.

Sakaq, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se kryerja e Haxhit për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Çmime më të lira sivjet i ka Shqipëria. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit se tarifa e haxhit për këtë vit është 5800 Euro. Flaka

Lexo edhe:

Udhëtimi në Haxh nga Shqipëri kushton 5800, nga Kosova 6.350, nga Maqedoni 6.550 euro!

A po bëhet luks udhëtimi në Haxh? Vjet 5700, sivjet 6.550 euro! BFI do të arkëton 13.296.500 euro

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Maj, 2023 22:47 Updated