Një fëmijë 9 vjeçar mes katër personave të rinj të infektuar në Prilep

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:07

Një fëmijë 9 vjeçar mes katër personave të rinj të infektuar në Prilep

Një fëmijë nëntë vjeç me nënën e tij, dhe dy të tjerë në moshën 35 vjeç, janë katër të diagnostikuarit e rinj me koronavirus në Prilep. Pasi parmbrëmë në këtë qytet u kostatuan dy rastet e para, një çifsht bashkëshortor rreth të 60-tave, gjithsejt janë testuat 20 persona. Tashmë është vërtetuar se çifti kishte kontakte me nënën dhe fëmijën. Bashkëshortët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, dhe djali i tyre, i cili u kthye nga një udhëtim në një vend fqinj dy javë më parë, është negativ, përcjell FLAKA.

Shërbimi Epidemiologjik aktualisht është duke punuar për të zbuluar lidhjen e rasteve. Është detyrë e tyre të gjejnë burimin e infeksionit, tha Dragica Nikollovska, drejtore e Qendrës për Shëndet Publik – Prilep.

Katër rastet e reja në Prilepit pozitive me koronavirus janë në shëndet të mirë dhe në izolim, dhe ata që kanë pasur kontakte me ta gjithashtu janë izoluar.

“Të dy infektuarit janë transportuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Katër të tjerët janë me shëndet të mirë dhe të gjithë ata që nuk kanë simptoma do të jenë në izolim në shtëpitë e tyre”, tha Nikolloska.

Deri më tani në Prilep nuk ka punonjës të shëndetësisë pozitiv, dhe kryetari Ilija Jovanovski kërkoi që të mos përhapet paniku, qytetarët të sillen me përgjegjësi dhe të gjithë ata që kanë ardhur në kontakt me të sëmurët, të inkurajohen dhe të raportojnë pranë shërbimeve kompetente shëndetësore. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:07