Një grua veshi një top gjigant si vetë-izolim teksa bënte pazarin

Një grua veshi një top gjigant si vetë-izolim teksa bënte pazarin

Qëndrimi në karantinë mund të ketë si rezultat ide të ndryshme për tu mbrojtur nga virusi.

Kështu një grua erdhi me idenë që të hynte në një top gjigant e izoluar komplet nga personat e tjerë, kjo në mënyrë që të shmang kontaktet me të tjerët në dyqan.

Duke qëndruar brenda topit, ajo tregon se cilat produkte dëshiron ti marrë me vete dhe personi që bënte pazarin teksa ajo bënte me gisht tek produktet, ishte një asistent që ajo kishte marr me vete.

Më pas stafi i dyqanit me mirësjellje i kërkojnë asaj që të dal nga dyqani dhe asistenti të bëjë pazarin për të.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 22:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.