“Një komb një flamur”, është urimi i Dua Lipës për 12-vjetorin e Pavarësisë

“Një komb një flamur”, është urimi i Dua Lipës për 12-vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Dua e ka ndarë një fotografi në të cilën shihen të kombinuar flamuri kombëtar dhe ai shtetëror.

“12 vjet Pavarësi. Nji komb nji flamur”, ka shkruar këngëtarja.

Fansat e shumtë të Dua Lipës nëpërmjet komenteve, ia kanë uruar asaj ditëlindjen e Kosovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Shkurt, 2020 23:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.