Një motoçiklist nga Shkupi ka përfunduar në lumin Vardar

Një motoçiklist nga Shkupi ka përfunduar në lumin Vardar

Një motoçiklist nga Shkupi mbrëmë për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës “Binjakët”, në lagjen Lisiçe e Re.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për personin M.M. 28 vjeç nga Shkupi, i cili nga aksidenti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për kurim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 18 Shtator, 2019 11:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.