“Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani ndërsa këtu marrin paga”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 20:49

“Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani ndërsa këtu marrin paga”

Është hera e parë në tridhjetë vitet e fundit që partitë politike bëjnë ndryshime në ribalancimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, theksoi kryetarja aktuale e Shkupit, Danela Arsovska.

“Asnjë parti tjetër nuk e ka bërë këtë, vetëm VMRO-DPMNE. Bllokada nuk do të thotë që Qyteti nuk do të funksionojë, por që nuk do të mund të realizohen shumë projekte të paralajmëruara. Ribalanci nuk është i madh, por problematike është vetë bllokada. Nuk ka asnjë arsyetim pse VMRO-DPMNE bllokon. Janë dorëzuar rreth 12 amendamente. Ndonjëherë kotësia është më e madhe se e mira e Shkupit dhe interesi i qytetit”, tha Arsovska. Ajo shtoi se nuk dëshiron të futet në lojëra politike dhe se ka shumë njerëz të zgjuar dhe të ndershëm që e dinë se “çfarë duam të bëjmë”.

“Duam të bëjmë sistem. Qytetarët të mos presin në sportele. Të ketë njerëz të sjellshëm që do t’i shërbejnë. Jemi përballë një numri të madh njerëzish që nuk punojnë asgjë. Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani dhe paguhen këtu. Ne e ndaluam atë dhe për këtë arsye pati kaq shumë rezistencë. As edhe një ditë nuk u paraqitën në punë, ndërsa kanë vite që paguhen. Ne i kemi hequr shumicën prej tyre. Ka shumë njerëz që duan të punojnë dhe do ta bënin punën e tyre me ndershmëri, por nuk mund të punojnë sepse vendet e punës mbahen nga ata që nuk punojnë dhe paguhen”, pohon Arsovska.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 20:49

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...