Një person e humb jetën në aksidentin në dalje të Gjevgjelisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:07

Një person e humb jetën në aksidentin në dalje të Gjevgjelisë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 7.30 minuta në dalje të Gjevgjelisë ka ndodhur aksident i rëndë ku jetën ka humbur pesëdhjetë vjeçari Z.D nga Shkupi i cili ka vozitur makinën të tipit “min Moris” me targa bullgare.

Deri te fatkeqësia ka ardhur pasi automjeti ka dalë nga rruga, më saktë nga ura në dalje të bulevardit dhe ka goditur në disa garazhe në ndërtesat përreth.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip i DPB të Gjevgjelisë dhe prokuror publik ku më pas trupi do të jepet në obduksion./mia

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:07