Një person humb jetën nga Hantavirusi, por ja pse nuk duhet të shqetësohemi

Një person humb jetën nga Hantavirusi, por ja pse nuk duhet të shqetësohemi

Në kohën kur Covid 19 po tmerron botën, Kina vetë, vendi ku nisi më së pari sëmundja, tashmë duket se ka arritur të shpëtojë prej saj.

Provinca e Hubeiut është hapur e shumë shpejt, pritet të hiqet përfundimisht karanatina edhe në Wuhan. Por ndërkohë, një tjetër lajm frikësues mbërrin prej andej: një person humbi jetën nga një tjetër virus.

Ai quhet hantavirus dhe përhapet nga minjtë. Viktima ishte në provincën e Junanit. 32 persona të tjerë që ndodheshin në një autobus me të, i janë nënshtruar menjëherë analizave

Lajmi u përhap me shpejtësi në Twitter. Por edhe disa media e cilësuan si virusi i ri, në fakt, hantavirusi është ekzistues.

Në vitin 1978, një Korean u izoluar për shkak të infektimit nga një brejtës i sëmurë në një fushë pranë lumit Hantan, në Korenë e Jugut. Nga këtu e ka marrë dhe emrin.

Më pas, në 1981-shin, sëmundja do të niste të njihej si “ ethet e minjve” , apo ethe hemoragjike, një sëmundje e përhapur më së shumti në zona ku ka brejtës të egër.

Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Mars, 2020 21:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.