Një planet i dytë përreth yllit më të afërt me Diellin?

Një planet i dytë përreth yllit më të afërt me Diellin?

Mund të ketë një planet të dytë në orbitë rreth yllit më të afërt me Diellin, Proxima Centauri, 4,2 vite drite larg nga sistemi diellor, sipas një studimi nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës (INAF) në Torino dhe nga Universiteti i Kretës.

Përveç Proxima B, të zbuluar rreth Proxima Centauri në vitin 2016, ekspertët sugjerojnë praninë e mundshme të një planeti të dytë, Proxima C, bazuar në ndryshimet ciklike të vërejtura në shkëlqimin e yllit.

Ashtu si Proxima B, planeti i dytë gjithashtu mund të jetë si Toka.

Proxima C gjithashtu ka një masë gjashtë herë më të madhe se ajo e Tokës dhe kërkon 5,2 vite për të përfunduar një orbitë të plotë.

“Nëse ekzistenca e planetit do të konfirmohej, atëherë zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin se si formohen planetët me madhësi të vogël siç janë të ashtuquajturit xhuxhët e kuq, më të zakonshmit në univers”, theksojnë autorët./atsh/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 22:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.