Një punonjës në kabinetin e kancelarit Sebastian Kurz, ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Një punonjës në kabinetin e kancelarit Sebastian Kurz, ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Autoritetet thonë se një punonjës në kancelarinë austriake ka rezultuar pozitiv me coronavirus, mirëpo i njëjti nuk ka punuar direkt me kancelarin Sebastian Kurz.

Sipas mediave të huaja, njerëzit që ishin në kontakt me punonjësin kanë rezultuar negativë – ndërsa puna nuk u ndalua për shkak të këtij rasti.

Bëhet e ditur se kancelari austriak, testohet rregullisht për virusin.

Trajtimi i pandemisë nga Austria në përgjithësi është parë si relativisht i suksesshëm. Vendi kohët e fundit forcoi rregullat për shkak të sëmundjes. Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 21 mijë, ndërsa 718 persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 21:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.