Një rast pozitiv me COVID-19 në skuadrën ku luan Zeneli e Berisha

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 23:01

Një rast pozitiv me COVID-19 në skuadrën ku luan Zeneli e Berisha

Para disa orësh klubi francez, Reims ka njoftuar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Klubi ku luan Arbër Zeneli dhe Valon Berisha përmes një njoftimi në “Twitter” treguan se një futbollist i tyre ka dal pozitiv me koronavirus, por që nuk e kanë bërë të ditur emrin e tij.

Siç njofton klubi, gjendja shëndetësore e futbollistit është e mirë dhe ai tashmë është në vetë-izolim.

Këtë të dielë, Reims luan në udhëtim te Angers në kuadër të Ligue 1. /Lajmi.net/ 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 23:01