Një teknikë e re për të luftuar obezitetin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:46

Një teknikë e re për të luftuar obezitetin

Criosimulimi është teknika e fundit që mund të ndihmojë në luftën ndaj obezitetit dhe kolesterolit të keq që sjell sëmundje të tjera në organizëm.

Puna kërkimore mbi criosimulimin e prezantuar në Kongresin Evropian mbi Obezitetin në Dublin konsiston në ekspozimin e pacientit në tëmperatura ekstremisht të ftohta për një kohë mjaft të shkurtër.

Studimit i janë nënshtruar 29 pacientë vullnetarë, të cilët për 10 seanca nga 2 minuta secila, i nënshtroheshin një temperature prej -110 gradë Celsius në një kriodhomë për dy javë me radhë.

Në përfundim të kësaj kohë të gjithë pacientët kanë shënuar ulje të kolesterolit total me mbi 20%, të triglicerideve me 17% , të kolesterolit të keq me 24.7 % dhe niveli i glukozit në gjak ka pësuar një reduktim me rreth 11%.

Pacientët kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe të rreptë për 2 javë, ndërsa në kriodhoma kishin vetëm një bluzë, një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka.

Sipas autorëve të studimit, criosimulimi mund të shërbejë edhe si një trajtim anti-inflamator dhe anti-oksidues me efekte mjaft të mira në organizëm, përfshirë edhe masën dhjamore.

Këto janë studimet e para të mirëfillta në këto lloj trajtimesh, dhe rezultatet paraprake premtojnë shumë në kurimin e obezitetit, por do duhen rikonfirmime të tjera para se criosimulimi të miratohet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:46

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare