“Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Maqedonisë”, paralajmërimi shqetësues i sizmologut grek 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 22:42

“Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Maqedonisë”, paralajmërimi shqetësues i sizmologut grek 

Probabiliteti që zona e Follorinës të përjetojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është përkatësisht 69%, 30% dhe 25%”, ka thënë profesori i sizmologjisë në AUTH Theodoros Tsapanos.

Përfundimet vijnë nga programi kërkimor “analiza dhe evidentimi i rrezikut lokal sizmik në zonën e Bashkisë Follorinë”, që është afër edhe me Shqipërinë.

Menjëherë pas tërmetit të 9 janarit 2022 me magnitudë 5.4, zona e Follorinës u studiua nga sizmiologët me Departamentin e Gjeofizikës dhe Gjeologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut nën drejtimin e Theodore Tsapanos, për të monitoruara fenomenin për llogari të Bashkisë Follorinë. Tërmeti dhe qindra mikrotërmetet që u regjistruan kishin një thellësi të vogël, nga 6 km deri në maksimum 20 km, ndërsa thellësia nga e ka origjinën tërmeti kryesor ka qenë 8 km.

Një mikro-rrjet sizmografësh digjitalë të laboratorit u zhvillua në të gjithë gamën gjeografike të qytetit, në ndërtesa publike, shkolla, sallat e universiteteve, me qëllim që, siç përmend Tsapanos, “të ketë një regjistrim të detajuar të aktivitetit mikrosizmik, për të bërë matje gjeoelektrike të rilevimit në një sipërfaqe të madhe për hartëzimin e formacioneve gjeologjike dhe të thyerjeve të mundshme aktive”.

Sipas studimit “tërmeti i 9 janarit 2022 ka ndodhur në një çarje prej 8.5 kilometrash. Ai ka qenë sipërfaqësor ashtu si edhe pasgoditjet e tij. Tërmeti ka ndodhur në një pjesë të një strukture tektonike që thyehet dhe vazhdimësia e së cilës arrin deri në Manastir, e cila, megjithatë, siç theksojnë shkencëtarët, “mbeti joaktive gjatë gjithë studimit”. Pyetjes se pse tërmetet dhe qindra pasgoditjet që pasuan janë ndjerë fuqishëm nga qytetarët, Tsapanos shpjegoi se kjo ndodh për faktin se “epiqendra e të gjithëve ka qenë shumë afër qytetit, ka qenë në një thellësia e vogël fokale dhe drejtimi i tyre ishte drejt qytetit”.

Ai deklaroi se ka një shans 59.58% për një tërmet me magnitudë 6.0 deri në vitin 2030, dhe se probabiliteti që rajoni të prodhojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është 69%, 30% dhe 25%, respektivisht.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 22:42

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...