Një vullnetar i rremë mbledh para në emër të Kryqit të Kuq

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:10

Një vullnetar i rremë mbledh para në emër të Kryqit të Kuq

Komuna e Aerodromit në Shkup sot ka njoftuar se një person po mashtron qytetarët në këtë komunë, duke mbeldhur para pasi i njëjti paraqitet si vullnetar i Kryqit të Kuq.

Nga komuna kanë thënë se personi në fjalë ka mbledhur mjete financiare me pretekstin se të njëjtat do të shfrytëzohen për fëmijët në nevojë në territorin e kësaj komune.

“Gjegjësisht, sipas informacioneve të marra nga Komuna e Aerodromit, bëhet fjalë për një djalë të moshës 23 deri në 25-vjeçare, mbi dy metra i gjatë, i veshur me xhaketë të zezë dimërore dhe xhinse të zeza, me kapele në kokë dhe maskë në fytyrën.”, kanë shtuar nga komuna e Aerodromit, shkruan TV21.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:10