Njerëzit me yndyrë në gjak po e përjetojnë më rëndë virusin COVID-19

Desk
By Desk 27 Nëntor, 2020 22:54

Njerëzit me yndyrë në gjak po e përjetojnë më rëndë virusin COVID-19

Një zbulim më i fundit ka gjetur arsyen e mundshme pse disa njerëz kanë infeksion më të rëndë nga COVID-19 sesa të tjerët. Të kesh nivele të larta të kolesterolit e bën më të lehtë që të ngjitet.

Koronavirusi po i prek njerëzit në forma të ndryshme, me disa që po përjetojnë infeksione të rënda dhe me të tjerët që nuk po kanë fare simptoma. Tani, një studim i ri thotë se sasia e kolesterolit në një person mund të jetë faktori kyç pse disa e përjetojnë më rëndë virusin, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet e këtij studimi tregojnë se ata me kushte të tjera metabolike si diabet dhe sëmundje kardiovaskulare, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta të kolesterolit, kanë më shumë gjasa që të përjetojnë më rëndë COVID-19.

Hulumtuesit gjetën se koronavirusi mund të ngjitet në molekulat e kolesterolit, pasi ato lidhen me receptorin e tyre të rregullt të qelizave të njohur si tipi B1. Kjo ia mundëson virusit një “penallti”, që të kapet mbi patogjenin në mënyrë që proteina e saj të lidhet me receptorin ACE2, duke e lejuar infektimin e qelizës.

Studimi u publikua në Nature Metabolism. /Lajmi.net

Desk
By Desk 27 Nëntor, 2020 22:54